Selmanaj premton stacion modern multimodal për Prizrenin

0
89

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka prezantuar një nga projektet kryesore të programit të tij zgjedhor, ndërtimin e një stacioni modern multimodal në qytet, shkruan 04 Online.

Sipas Selmanajt, ky stacion do të integrojë trenat, autobusët dhe autostradën në një pikë të vetme, duke e bërë lëvizjen brenda dhe jashtë qytetit shumë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Prizreni përtej kaosit të trafikut!

Prizreni do të ketë një stacion modern multimodal, ofron trenin, autobusin dhe autostradën në një pikë të vetme.

Ky projekt do ta bëj lëvizjen në qytet dhe jashtë tij shumë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët.

Me një transport të integruar, qytetarët do kenë jo vetëm udhëtime më të rehatshme, por edhe një ekonomi më të konsoliduar, më shumë lidhje me qytete në rajon dhe më pak kohë të humbur në trafik.

Ky është vizioni për një qytet që ecën përpara me infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme.

Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here