Osmani para ushtarëve amerikanë: Amerika na çoi në liri

0
91

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku diskutoi historinë e Kosovës nga përballja për mbijetesë deri te liria, rolin e ushtarëve amerikanë dhe lidhjen historike me SHBA-në.

Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi: “Isha një vajzë e re kur Kosova po përballej me një luftë gjenocidale të Millosheviqit. Ishte një kohë kur ne po detyroheshim të largoheshim nga shtëpitë tona, kur më të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë, dhe kur fëmijëria jonë ishte thjesht në luftë dhe konflikt.”

Ajo shtoi gjithashtu: “Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë bashkë me vendet aleate të NATO-s, që dëshpërimin në Kosovë e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri.”

Në fjalimin e saj, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për SHBA-në dhe forcat amerikane si partner kryesor i Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here