Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten reshje të izoluara shiu, shkruan 04 Online.
Meteorologët bëjnë të ditur se era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 32 km/h, duke sjellë ndjesi më të freskët gjatë ditës.
Temperaturat do të pësojnë rënie të mëtejshme, ku ato minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë vetëm 17 deri në 21°C.
Ky ndryshim i motit vjen pas ditëve me kushte më stabile, duke paralajmëruar një fundjavë më të freskët për qytetarët e vendit./04 Online