Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Kabashi, gjatë vizitës në Makerspace dhe ITP Prizren, u njoh nga afër me punën, idetë dhe energjinë e rinisë prizrenase, shkruan 04 Online.
Kabashi u shpreh se Prizreni ka potencial të madh për t’u shndërruar në qendër të inovacionit dhe zhvillimit digjital në Kosovë, ndërsa theksoi se si asambleist do të angazhohet për të shtyrë përpara projekte konkrete që përkrahin të rinjtë.
Postimi i plotë i Arianit Kabashit
Ishte kënaqësi t’i vizitonim hapësirat e Makerspace dhe ITP Prizren, ku shihen qartë energjia dhe kreativiteti i rinisë sonë.
Si asambleist, do të angazhohem të shtyjmë përpara projekte të ngjashme që ofrojnë:
Trajnime praktike për të rinjtë në fushën e ICT-së dhe inovacionit
Hapësira moderne për startup-e dhe biznese të reja
Mbështetje për ide kreative dhe projekte që sjellin vende pune
Prizreni ka potencial të bëhet qendra e inovacionit dhe zhvillimit digjital në Kosovë – dhe unë do të punoj që ky potencial të kthehet në realitet.
Arianit Kabashi – 19
Lëvizja Vetëvendosje – 105
Artan Abrashi – kandidat për kryetar të Prizrenit