Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka theksuar rëndësinë e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit për zhvillimin ekonomik të qytetit, shkruan 04 Online.
Në një vizitë në Makerspace Prizren, Abrashi e quajti këtë hapësirë “shembull të gjallë të kreativitetit, teknologjisë dhe bashkëpunimit”, duke theksuar se projekte të tilla ndërtojnë ura të forta drejt zhvillimit.
Ai u zotua se si kryetar i ardhshëm do të garantojë mbështetje për sektorin e ICT-së, krijimin e hapësirave për startup-e dhe nxitjen e inovacionit, duke i konsideruar këto si çelës për të ardhmen ekonomike të Prizrenit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Makerspace Prizren është shembull i gjallë se si kreativiteti, teknologjia dhe bashkëpunimi mund të ndërtojnë ura për zhvillim. Kujdesi për sektorin e ICT-së, mbështetja për inovacionin dhe hapësira për startup-e janë çelësi për të ardhmen e ekonomisë sonë. Si kryetar i ardhshëm, do të garantoj që Prizreni të jetë qendër e mundësive për të rinjtë dhe ide të reja që sjellin zhvillim.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Makerspace#ICT#Startup