Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim të veçantë me gratë dhe zonjat prizrenase, ku të pranishme ishin edhe figura të njohura nga skena politike dhe kulturore, shkruan 04 Online.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila shprehu mbështetjen e saj për kandidaturën e Abrashit. Një moment i veçantë ishte edhe prania e motres së ikonës së kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu, e cila u mirëprit ngrohtësisht nga të pranishmit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Takim i veçantë me gratë dhe zonjat prizrenase, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Me praninë e saj na nderoi edhe motra e artistit të madh, ikonës sonë, Bekim Fehmiu. Faleminderit për mbështetjen dhe energjinë që na dhuruat!
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prizren