Abrashi: Bizneset e Prizrenit do të kenë përkujdesjen dhe mbështetjen që meritojnë

0
81

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar sot një nga bizneset më të suksesshme të qytetit, shtypshkronjën “ALCOA IMPEX”, shkruan 04 Online.

Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me punën dhe historinë e këtij biznesi, ku zbuloi edhe një fakt interesant, aty gjendet makina e parë që ka shtypur gazetën historike “Rilindja”.

Abrashi theksoi se bizneset e Prizrenit do të kenë gjithmonë përkujdesjen dhe mbështetjen institucionale që u takon, duke i konsideruar ato motor të zhvillimit ekonomik të qytetit.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Sot vizituam një nga bizneset më të suksesshme në Prizren, shtypshkronjën “ALCOA IMPEX”. Nga afër u njohëm me punën e tyre dhe zbuluam një fakt interesant, aty gjendet makina e parë që ka shtypur gazetën “Rilindja”. Bizneset e Prizrenit do të kenë përkujdesjen dhe mbështetjen që u takon.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#ALCOAIMPEX

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here