Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me banorët e Lagjes “10 Qershori”, ku u prit me mbështetje të madhe, shkruan 04 Online.
Edhe pse moti me shi nuk ishte në favor, banorët e kësaj lagjeje dolën për ta përkrahur kandidatin e tyre. Abrashi e cilësoi këtë takim si një emocion të veçantë, duke theksuar lidhjen e tij të ngushtë me njerëzit e kësaj lagjeje ku është rritur.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Edhe shiu nuk i ndali banorët e Lagjes “10 Qershori” për të na nderuar me përkrahjen e tyre të madhe. Një emocion i veçantë të takoja njerëzit me të cilët jam rritur, që gjithmonë kanë qenë krah nesh në çdo hap. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje