Zafir Berisha me premtime praktike në interes të qytetarëve

0
96

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke theksuar se ndryshimi për qytetin është një domosdoshmëri dhe jo luks. Ai kërkon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit, ku garon me numrin 144 në fletëvotim, shkruan 04 Online.

Berisha thekson se objektivat e tij do të jenë në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese të pushtetit lokal, duke u realizuar në bashkëpunim me institucionet shtetërore për interesin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

Ndryshimi nuk është luks-është nevojë për Prizrenin!

Këtë ndryshim mund ta bësh t’i me votën tënde, duke votuar me 12 tetor, nr 144.

☑️Objektivat tona do të jenë në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese të pushtetit lokal, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore për interesat e qytetarëve të Prizrenit.

✔️Investime cilësore në rrugë, trotuare, kanalizim të ujërave të zeza dhe ndriçim publik; sinjalistikë rrugore, transport publik funksional e të qëndrueshëm në qytet dhe fshatra.

✔️Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Prizrenit. Qyteti ynë ka një trashëgimi unike historike e cila duhet të ruhet dhe promovohet si pjesë e identitetit qytetar.

✔️Mbrojtja dhe restaurimi i objekteve historike në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse.

✔️Rivitalizimi i hapësirave dhe programe për të rinjtë; qendrave rinore si dhe trajnime profesionale, projekte kulturore e sportive, me qëllimin për të rritur mundësitë që të rinjtë t’i qasen më lehtë tregut të punës.

✔️Lehtësira dhe mbështetje për sipërmarrësit lokalë, sidomos në sektorët e turizmit, zejtarisë dhe teknologjisë.

✔️Krijimi i kushteve dhe mbështetja e turizmit rural dhe malor.

✔️Pastrimi i lumenjve (sidomos Lumbardhit), menaxhimi i mbeturinave dhe krijimi i sistemit të riciklimit për ta bërë Prizrenin një qytet të mirëfilltë ekologjik.

✔️Rritja e sipërfaqeve të gjelbërta dhe krijimi i parqeve në lagjet që kanë mungesë të tyre.

✔️Krijimi i platformave digjitale për konsultim me qytetarët dhe marrja e propozimeve të tyre; si dhe raportim i rregullt për punët e kryera nga komuna, shpenzimin e buxhetit dhe projektet e realizuara.

Bashkë për të mirën e Prizrenit!

#voto144

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here