Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka vizituar sot Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, ku është pritur nga anëtarë të saj me të cilët ndau biseda, kujtime dhe momente miqësore, shkruan 04 Online.
Selmanaj tha se këto takime i japin forcë dhe i kujtojnë rëndësinë e respektit ndaj brezave që kanë dhënë kontribut për komunitetin dhe vendin.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Sot pata nderin të vizitoj Organizatën komunale të pensionistëve dhe invalideve të punës, një vend ku përballë sfidave të kohës qëndron guximi, durimi dhe përvoja e jetës.
Biseduam, dëgjuam historitë e tyre, ndamë buzëqeshje dhe momente që na kujtojnë se respekti dhe përkujdesja ndaj atyre që kanë kontribuar për komunitetin dhe vendin tonë nuk është thjesht një detyrë, por një vlerë që duhet të mbetet e gjallë çdo ditë.
Këto takime më kujtojnë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë tyre, t’i dëgjojmë me vëmendje dhe të ndërtojmë një qytet ku ndihen të respektuar e të mbështetur në çdo hap.
Sepse përvojat dhe sakrificat e tyre janë pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe duhet të na shërbejnë si frymëzim për një të ardhme më të drejtë, më të solidarizuar dhe më njerëzore.
Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj