Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar përmes një videoje ku ka shfaqur ndërtesat e reja në qytet, duke kritikuar pushtetin aktual për lejet e ndërtimit të dhëna pa siguruar kushtet bazë për jetesë.
Selmanaj tha se është e papranueshme që në vitin 2025, ndërtesa të tëra në Prizren të mos kenë ujë të pijshëm dhe kanalizim funksional, duke e cilësuar këtë si dështim të qeverisjes lokale.