Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu dhe ulje temperaturash

0
73

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë ditës. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, reshjet do të marrin intensitet më të madh, duke u shfaqur në formë rrebeshesh, të shoqëruara herë pas here edhe me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h, duke ndikuar në freskimin e motit.

Temperaturat do të pësojnë ulje krahasuar me ditët e fundit. Vlerat minimale do të sillen nga 12°C deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19°C deri në 24°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here