Krasniqi: Oda e Zejtarëve, promotor i zhvillimit ekonomik në Prizren

0
82

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka vlerësuar lartë punën e Odës së Zejtarëve të Prizrenit, e cila udhëhiqet nga Afrim Tejeci, shkruan 04 Online.

Ai tha se kjo odë është një promotor i fuqishëm i zhvillimit të zejtarëve, biznesit dhe gjithë sektorit të ekonomisë jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë.

Sipas Krasniqit, me seriozitetin dhe përkushtimin e saj, Oda ka arritur të ruajë traditën e mjeshtërve prizrenas, duke mbështetur njëkohësisht edhe inovacionin dhe duke hapur horizonte të reja për gjeneratat e reja të zejtarëve.

Postimi i plotë i Besnik Krasniqit

Oda e Zejtarëve të Prizrenit, nën udhëheqjen e Afrim Tejecit, është promotor i fuqishëm i zhvillimit të zejtarëve, biznesit dhe gjithë sektorit të ekonomisë në Prizren e më gjerë.

Me punën, seriozitetin dhe përkushtimin e saj, kjo odë ka ruajtur traditën e mjeshtërve të qytetit tonë, ka mbështetur inovacionin dhe ka hapur horizonte të reja për gjeneratat e reja të zejtarëve.

Prizreni gjithmonë ka qenë djep i zejtarisë e i punës së ndershme – sot kjo trashëgimi po kthehet në forcë të zhvillimit modern ekonomik.

#Besnikohu 174 ✅

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here