Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka deklaruar se do të angazhohet fuqishëm që të marrë fund mashtrimi shumëvjeçar ndaj familjeve të dëshmorëve lidhur me banesat sociale, shkruan 04 Online.
Kabashi tha se nëse bëhet kuvendar, do ta ngrisë zërin në çdo seancë dhe grup punues të Kuvendit Komunal, me qëllim që këto banesa të kalojnë në pronësi të familjeve të dëshmorëve.
Ai theksoi se mbështetja për familjet e dëshmorëve duhet të jetë e pandarë nga vlerat kombëtare që ato bartin dhe se respekti ndaj tyre është detyrim moral dhe institucional.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Banesat për familjet e dëshmorëve;
Formës së mashtrimit shumëvjeçar të familjeve të dëshmorëve me banesa sociale duhet t’i vjen fundi.
Si kuvendar, do ta ngris zërin në çdo seancë apo grup punues që Kuvendi Komunal t’ua bartë në pronësi banesat familjeve të dëshmorëve, nderit tonë kombëtar.
Mbështetja për familjet e dëshmorëve në vazhdimësi duhet të jetë paralele me vlerat kombëtare që ato familje bartin, asesi më pak.
Andaj, të dashur qytetarë, më 12 tetor, votoni LDK me kryetar Driton Selmanaj, dhe mua për kuvendar në listën e LDK-së me numër
.