Abrashi: Skorobishti, shtylla e fortë e ndryshimit në Prizren

0
81

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka falënderuar banorët e Skorobishtë për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke e cilësuar këtë lagje si një nga bastionet më të fuqishme të përkrahjes për vizionin e tij, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se besimi i treguar nga qytetarët e Skorobishtë është dëshmi e qartë se më 12 tetor ndryshimi i madh është i pashmangshëm.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Skorobishti ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga mbështetësit tanë më të fortë. Faleminderit nga zemra për konsistencën dhe përkrahjen tuaj të palëkundur ndër vite. Ky besim është garanci se ndryshimi i madh më 12 tetor është i pashmangshëm. Bashkë me Skorobishtë dhe me gjithë qytetarët e Prizrenit, do ta bëjmë realitet qeverisjen që vendos interesin e qytetarëve mbi gjithçka.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here