Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka marrë një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Malësisë së Vërrinit.
Në një tubim të mbushur me entuziazëm, Abrashi falënderoi banorët për përkrahjen e treguar, duke theksuar se Vërrini gjithmonë ka qenë vendi ku është vulosur ndryshimi.
“Mbështetje e zjarrtë në Malësinë e Vërrinit. Faleminderit!
Malësia e Vërrinit dhe Vërrini në përgjithësi janë përcaktuar për ndryshim. Entuziazmi i treguar sonte e dëshmon qartë se ndryshimi po troket. Ndryshimi është vulosur në Vërri gjithmonë dhe kështu do të ndodhë edhe më 12 tetor. Bashkë do ta kthejmë Prizrenin në drejtimin e duhur!?, ka thënë Abrashi.