Abrashi: Komuna e Prizrenit do të ketë rol kyç për ta bërë ITP-në motor të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik

0
65

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një vizite në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP), ka theksuar rëndësinë e këtij projekti strategjik për të ardhmen e qytetit, shkruan 04 Online.

Abrashi u shpreh se ITP-ja përfaqëson një vizion të madh, ku kontributi i Qeverisë së Kosovës dhe ai i Qeverisë së Gjermanisë janë vendimtarë për suksesin e tij.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Vizita në ITP Prizren na rikujtoi vizionin e madh të këtij parku të trajnimeve dhe inovacionit – një vizion për të cilin Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Gjermanisë kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmuar për ta realizuar. Në këtë vizion, edhe Komuna e Prizrenit do ta ketë rolin e vet me kontribut konkret, që ITP-ja të bëhet motor i inovacionit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit tonë.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#ITP#Inovacion

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here