Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, ka publikuar planin e tij për ringjalljen ekonomike të qytetit, duke premtuar investime të reja, mijëra vende pune dhe një perspektivë moderne për çdo familje prizrenase, shkruan 04 Online.
Në qendër të programit të tij është definimi i zonave ekonomike në kuadër të pronave komunale, që synon të hapë rrugën për zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqje të investitorëve.
Sipas Selmanajt, këto zona do të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë, do të fuqizojnë bizneset lokale dhe do ta shndërrojnë Prizrenin në një model zhvillimi për gjithë Kosovën.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Investime të reja, mijëra vende pune dhe një perspektivë moderne që gjallëron ekonominë e Prizrenit dhe hap horizonte të reja për çdo familje, përtej papunësisë!
Një Prizren ku të rinjtë gjejnë shansin e tyre, bizneset lulëzojnë dhe qyteti bëhet shembull i zhvillimit për gjithë Kosovën.
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj