Kandidati i AAK-së për Kuvendin e Prizrenit, Hasan Sagdani, së bashku me kandidatin për kryetar dhe kolegët e tij, ka vizituar fabrikën e çokollatës “Camila”, të cilën e cilësoi si shembull suksesi, pune dhe këmbënguljeje, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se bizneset vendore dhe prodhuesit do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së tij, pasi aty krijohet zhvillimi ekonomik, hapen vende pune dhe ndërtohet një e ardhme e sigurt për qytetin.
Postimi i plotë i Hasan Sagdani
Sot, së bashku me kandidatin për kryetar dhe kolegët, vizituam fabrikën e çokollatës Camila – një shembull i gjallë i suksesit, punës dhe këmbënguljes.
Biznesi vendor dhe prodhuesi do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë, sepse aty krijohet zhvillimi ekonomik, hapen vendet e punës dhe gjenerohet e ardhmja e sigurt për qytetin tonë.
Pa prodhues, s’ka zhvillim. Pa zhvillim, s’ka mirëqenie.
Ne do të jemi gjithmonë pranë tyre!
#Besnikohu #8Hasan Sagdani
Besnik Krasniqi
174