Qendërmbrojtësi William Saliba rinovon kontratën me Arsenalin

0
65

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka arritur marrëveshje për një kontratë të re me klubin londinez. Sipas David Ornstein, 24-vjeçari pritet ta nënshkruajë marrëveshjen në ditët në vijim.

Saliba ka deklaruar se ndihet i lumtur te Arsenali dhe është i vendosur të fitojë trofe me “Topçinjtë”, të cilët trofeun e fundit e kanë siguruar në vitin 2020, kur fituan FA Cup.

Francezi është lojtari më i fundit që ka vendosur t’ia kushtojë të ardhmen Arsenalit. Më herët, partneri i tij në qendër të mbrojtjes, Gabriel, kishte rinovuar kontratën në qershor, ndërsa edhe Leandro Trossard, Ethan Nwaneri dhe Myles Lewis-Skelly kanë zgjatur qëndrimin e tyre në muajt e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here