Lionel Messi po kalon një formë të jashtëzakonshme në ligën MLS. Legjenda argjentinase shënoi dy gola në fitoren bindëse të Inter Miamit ndaj New York City FC me rezultat 4:0, duke i siguruar skuadrës nga Florida kualifikimin në play-off, shkruan 04 Online.
Baltasar Rodriguez e zhbllokoi ndeshjen me asistim të shkëlqyer të Messit, ndërsa kapiteni dyfishoi avantazhin në minutën e 74-të pas një kombinimi me Busquets. Luis Suarez vulosi rezultatin nga penalltia, të cilën Messi ia la qëllimisht shokut të skuadrës që vinte nga një suspendim.
Ky dygolësh e çon në pesë golat e Messit brenda nëntë ditëve, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme. Inter Miami aktualisht renditet i treti në Konferencën Lindore, vetëm pesë pikë larg liderit Philadelphia Union, me edhe dy ndeshje të mbetura në sezonin e rregullt./04 Online