Kandidati për kryetar të Prizrenit nga AAK, Besnik Krasniqi, ka vizituar fabrikën konditorike të çokollatës Camila, një ndërmarrje që përfaqëson një histori suksesi të ndërtuar mes shumë sfidash, shkruan 04 Online.
Sot, Camila Chocolate është një nga eksportuesit më të mëdhenj të komunës dhe një promotor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik.
Krasniqi theksoi se zhvillimi ekonomik dhe funksionalizimi i zonës industriale do të jenë prioritetet kryesore të tij në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit.
Postimi i plotë i Besnik Krasniqit
Vizituam fabrikën konditorike të çokollatës Camila – një histori suksesi e lindur nga shumë sfida. Pronari i saj, edhe pse me shtetësi turke, kurrë nuk e ka harruar prejardhjen.
Camila Chocolate është sot promotor i zhvillimit ekonomik dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj në komunën tonë.
Zhvillimi ekonomik dhe funksionalizimi i zonës industriale do të jenë prioritet mbi prioritetet tona.
174