Krasniqi: Shoqata ESNAF, shtyllë e ekonomisë dhe partner i domosdoshëm i zhvillimit

0
73

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, vizitoi Shoqatën ESNAF, të cilën e cilësoi si promotor të fuqishëm të zhvillimit ekonomik e social, tashmë me ndikim kombëtar, shkruan 04 Online.

Në këtë takim u diskutua për fuqizimin e bizneseve vendore, krijimin e kushteve më të favorshme për to, rritjen e eksportit dhe promovimin e prodhuesve vendorë. Krasniqi theksoi se ESNAF mbetet një shembull i organizimit të qëndrueshëm dhe një partner i domosdoshëm në rrugën e zhvillimit të Prizrenit.

Postimi i plotë i Besnik Krasniqit

Shoqata ESNAF, me në krye Kryetarin Varis Xhejlani, është promotor jo vetëm i bizneseve, por edhe i zhvillimit social e ekonomik – tashmë me karakter kombëtar.

E themeluar para 31 viteve, sot qëndron e fortë si një avantgard i biznesit Prizrenas dhe jo vetem. Shembull i organizimit të qëndrueshëm.

Bashkë me ESNAF-ët diskutuam mbi:

• Fuqizimin e bizneseve vendore dhe krijimin e kushteve më të favorshme për to.

• Zhvillimin ekonomik lokal e nacional, duke e parë Prizrenin si qendër të rëndësishme të tregtisë.

• Rritjen e eksportit dhe promovimin e prodhuesve vendorë.

• Bashkëpunimin social e solidaritetin shoqëror si vlerë që e mban të fortë komunitetin tonë.

Shoqata ESNAF mbetet shtylla e ekonomisë sonë dhe partner i domosdoshëm në rrugën e zhvillimit.

#Besnikohu – 174 ✅

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here