Kastrati: Shenjëzimi dhe organizimi i komunikacionit, nevojë permanente në Prizren – do të ngre zërin në Kuvend

0
81

Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Bajram Kastrati, ka theksuar se mungesa e shenjëzimit horizontal e vertikal dhe mosfunksionimi i semaforëve apo rrethrrotullimeve në kryqëzime janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të shpeshta në qytet, shkruan 04 Online.

Ai kujtoi se gjatë mandatit të tij si kuvendar ka kërkuar vazhdimisht shenjëzim rrugor, veçanërisht pranë shkollave, ku rreziku për fëmijët është më i madh për shkak të qarkullimit të dendur.

Postimi i plotë i Bajram Kastratit

Shenjëzimi dhe organizimi i komunikacionit, nevojë permanente në Prizren.

Mungesa e shenjëzimit horizontal dhe vertikal paraqet një nga shkaqet kryesore të parregullsive në komunikacion. Po ashtu, mungesa e semaforëve apo rrethrrotullimeve në kryqëzimet kryesore shpeshherë bëhet shkaktare e aksidenteve pothuajse të përditshme.

Gjatë mandatit tim katërvjeçar kam ngritur kërkesa të vazhdueshme për shenjëzimin e rrugëve, me theks të veçantë pranë shkollave, pasi shumë prej tyre ndodhen buzë rrugëve të frekuentuara me qarkullim të madh automjetesh.

Siguria e fëmijëve dhe qytetarëve tanë është prioritet mbi gjithçka tjetër.

#po_garojmë_me_vepra

✅️ 113 LDK

✅️ 9 Bajram Kastrati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here