Atletico Madridi mbrëmë regjistroi një fitore të çmendur në La Liga, duke e mposhtur Rayo Vallecanon me rezultat 3:2, në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit spanjoll, shkruan 04 Online.
Hero i ndeshjes ishte sulmuesi argjentinas Julian Alvarez, i cili realizoi një hat-trik spektakolar dhe i dha fitoren ekipit të Diego Simeones.
Pas ndeshjes, Alvarez u shpreh i motivuar për derbin e madh madrilen që e pret këtë fundjavë:
“Do bëjmë çmos për t’i siguruar tri pikë ndaj Real Madridit”, tha ai.
Atletico do të përballet me rivalin e qytetit, Real Madridin, të shtunën nga ora 16:15 në stadiumin “Civitas Metropolitano”, në një duel që pritet të ndezë garën për kreun e tabelës në La Liga./04 Online