Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, është takuar me përfaqësueset e Shoqatës së Grave “ORKIDE”. Ai vlerësoi lart kontributin e grave të angazhuara në fuqizimin e komunitetit përmes aktiviteteve dhe përkushtimit të tyre ndaj barazisë dhe zhvillimit, shkruan 04 Online.
Abrashi tha se sektori joqeveritar do të ketë gjithmonë përkrahjen e tij, duke u bazuar në parimet e barazisë dhe drejtësisë.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Sot u takuam me Shoqatën e Grave ORKIDE në Prizren. Gratë e angazhuara të kësaj shoqate po japin kontribut të madh në fuqizimin e komunitetit, me aktivitetet dhe përkushtimin e tyre për barazi dhe zhvillim. Falënderim i veçantë për punën dhe mbështetjen e tyre për shoqërinë. Sektori jo-qeveritar do ta ketë përkrahjen tonë mbi parimin e barazisë dhe drejtësisë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Orkide