Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka theksuar rëndësinë e Prevallës si një pasuri e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin, por për gjithë vendin, shkruan 04 Online.
Gjatë një takimi me komunitetin e gastronomëve, bizneset e turizmit rural dhe qytetarët e zonës, Abrashi u zotua se me mbështetje dhe investime të duhura, Prevalla mund të shndërrohet në një qendër të fuqishme të turizmit, gastronomisë dhe zhvillimit ekonomik.
Ai shtoi se përkrahja e turizmit lokal dhe nxitja e bizneseve të zonës do të jenë ndër prioritetet e tij kryesore, me synimin për ta vendosur Prizrenin si destinacion të rëndësishëm turistik dhe ekonomik në nivel kombëtar.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Prevalla është pasuri e jashtëzakonshme e Prizrenit dhe e gjithë vendit, që kërkon përkrahje dhe investime për të zhvilluar turizmin, gastronominë dhe ekonominë lokale e nacionale. Sot patëm një takim me komunitetin e gastronomëve, bizneset e turizmit rural dhe qytetarët e kësaj zone të mrekullueshme. Bashkë me ta diskutuam idetë dhe mundësitë për ta kthyer Prevallën në një motor të fuqishëm të zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies në Prizren.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Prevallë