Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, ka vizituar kompaninë “Kamila Chocolate”, një brend i themeluar në Kosovë që sot eksporton në mbi 35 shtete të botës, shkruan 04 Online.
Ai vlerësoi standardet e larta të cilësisë dhe suksesin ndërkombëtar të kompanisë, duke e cilësuar atë shembull të vizionit dhe përkushtimit.
Abrashi tha se krijimi i parakushteve për investime të huaja është prioritet i tij, me vizion, ekip dhe përkushtim për zhvillimin e Prizrenit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Kemi vizituar Kamila Chocolate, një brend të themeluar në Kosovë që sot dërgon ëmbëlsi në mbi 35 shtete të botës. Me standardet më të larta të cilësisë dhe sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, kjo kompani është shembull i qartë se kur ka vizion dhe përkushtim, arrihen majat.
Krijimi i parakushteve për investime të huaja kërkon vizion, ekip dhe përkushtim, pikërisht atë që do ta sjellim në Prizren!
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#KamilaChocolate