Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar sot në fshatin Caparc të Prizrenit, ku një shtëpi është bërë cak i hajnave, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi Sh.G., rreth 63-vjeçar ka deklaruar se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur kanë depërtuar brenda dhe i kanë vjedhur stoli ari me vlerë mbi 20 mijë euro.
Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Për rastin është njoftuar edhe njësia rajonale e hetimeve, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.