Selmanaj: Sporti dhe infrastruktura sportive do të jenë prioritet në qeverisjen time në Prizren

0
68

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka parë nga afër ndeshjen e klubit të basketbollit “Bashkimi”, ku tha se ka pa forcën dhe pasionin e sportistëve prizrenas, por edhe energjinë e jashtëzakonshme të tifozerisë së njohur Arpagjik’t, shkruan 04 Online.

Selmanaj theksoi se sporti është një forcë që bashkon komunitetin, sjell krenari dhe tregon se çfarë mund të arrihet me përkushtim. Ai u zotua se në mandatin e tij si kryetar, sporti dhe infrastruktura sportive do të jenë një prioritet i qartë për Prizrenin, duke filluar nga përmirësimi i terreneve sportive e deri te krijimi i kushteve më të mira për stërvitje.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Sot, në ndeshjen e Bashkimit në Prizren, pashë nga afër forcën, përkushtimin dhe pasionin e sportistëve tanë, por edhe energjinë e jashtëzakonshme të tifozerisë Arpagjik’t🧡🖤 që me zemër dhe zë e bëjnë çdo ndeshje një festë të vërtetë.

Sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të na japë krenari dhe të na tregojë se çfarë mund të arrijmë kur investojmë me zemër.

Si kryetar i ardhshëm, zotohem që sporti dhe infrastruktura sportive të jenë prioritet i qartë për Prizrenin: nga terrenet deri te kushtet për stërvitje. Sepse vetëm duke mbështetur sportin, ne forcojmë komunitetin e tij dhe ndërtojmë një qytet më të shëndetshëm, më krenar dhe më të bashkuar.

Më shumë detaje rreth programit dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund të gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com.

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here