Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar themelimin e “Kuzhinës Qendrore”, një ndërmarrje publike që do të ofrojë ushqim të shëndetshëm dhe cilësor për nxënësit, institucionet publike dhe qytetarët në nevojë, shkruan 04 Online.
Selmanaj tha se ky projekt synon më shumë shëndet për fëmijët, mbështetje për institucionet dhe solidaritet për komunitetin, duke garantuar transparencë dhe siguri ushqimore për të gjithë.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Prizreni ynë do të ketë “Kuzhinën Qendrore” – ndërmarrjen publike që do të kujdeset për ushqim të shëndetshëm dhe cilësor për nxënësit tanë, për institucionet publike dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Më shumë shëndet për fëmijët, më shumë mbështetje për institucionet, më shumë solidaritet për komunitetin – me transparencë dhe siguri ushqimore. Sepse e mira e përditshme u takon të gjithëve!
Për më shumë rreth programit tim dhe vizionit për një Prizren më të drejtë, më të fortë dhe më të përfshirë, ju ftoj të vizitoni: www.prizrenipertej.com
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj