Kandidati i AAK-së për Kuvendin e Prizrenit, Hasan Sagdani, së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit nga ky subjekt politik, Besnik Krasniqi dhe disa kandidatë për Asamble kanë vizituar Shoqatën e Pensionistëve, shkruan 04 Online.
Sagdani theksoi se pensionistët meritojnë respekt, dashuri dhe mbështetje të vazhdueshme, duke e cilësuar përkrahjen për ta jo vetëm detyrë morale, por edhe shenjë mirënjohjeje për punën dhe sakrificat e tyre ndër vite.
Postimi i plotë i Hasan Sagdani
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Shoqatën e Pensionistëve, një vend ku mblidhen njerëzit që kanë dhënë më të mirën e tyre për familjen, shoqërinë dhe vendin tonë. Ata janë gjenerata që kanë punuar me përkushtim, kanë sakrifikuar dhe kanë ndërtuar themelet mbi të cilat ne sot ndërtojmë të ardhmen.
Ne besojmë fuqishëm se pensionistët meritojnë respekt, dashuri dhe mbështetje të vazhdueshme. Përkrahja për ta nuk është vetëm detyrë morale, por edhe një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të madh ndër vite.
#1748
#besnikohu