Real Madrid vazhdon ecurinë perfekte, mposht Levanten 4-1

0
63

Real Madrid ka nisur sezonin në La Liga me fitore të njëpasnjëshme, duke mposhtur Levanten 4-1 në transfertë dhe duke regjistruar gjashtë fitore radhazi, një arritje që ndodh vetëm hera e dytë që nga sezoni 1987/88, shkruan 04 Online.

Vinícius Júnior hapi rezultatin në minutën e 28-të me një goditje të bukur, ndërsa Franco Mastantuono dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë. Levante arriti të shënojë përkohësisht me Etta Eyong, por Kylian Mbappé vulosi fitoren me dy gola, përfshirë një penallti Panenka.

Me këtë fitore, Reali forcohet në krye të tabelës dhe regjistron fitoren e katërt radhazi jashtë fushe, ndërsa Levante mbetet në vendin e 16-të me vetëm një fitore në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here