Motoçikleta e vjedhur në Prizren gjendet dhe i kthehet pronarit

0
105

Një rast vjedhjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një motoçikletë është marrë nga oborri i një shtëpie, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, ankuesi G. P. ka raportuar në polici se rreth orës 01:30, pasi kishte parkuar motoçikletën e tij të tipit Moto Guzzi KZ, me ngjyrë shumëngjyrëshe, para shtëpisë, nga kamerat e sigurisë është vërejtur një person i panjohur duke e marrë atë.

Rasti është inicuar dhe është dërguar për hetim, ndërsa njësitë hetimore kanë arritur ta gjejnë motoçikletën dhe ia kanë kthyer pronarit.

Hetimet për identifikimin e autorit të vjedhjes janë duke vazhduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here