KB “Proton Cable Prizreni” përkrah Bashkimin në FIBA Europe Cup: Çdo fitore e juaja është fitore për gjithë Prizrenin

0
70

Përtej rivalitetit lokal në parket, basketbolli prizrenas po dëshmon unitet. KB “Proton Cable Prizreni” ka dalë publikisht në mbështetje të KB “Bashkimi“”, i cili sonte zhvillon ndeshjen e kualifikimeve në FIBA Europe Cup, shkruan 04 Online.

Në njoftimin e bërë, “Proton Cable Prizreni” theksoi se kjo është një ditë e veçantë për sportin e qytetit, duke uruar Bashkimin për sukses në arenën evropiane. “Çdo fitore e tyre është fitore për gjithë Prizrenin.”, u tha në mesazhin e klubit.

Ky solidaritet mes dy ekipeve rivale vlerësohet si një moment i rrallë që e vendos sportin dhe emrin e Prizrenit mbi çdo konkurrencë.

Postimi i plotë i KB Proton Cable Prizreni

PRIZRENI NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Qyteti ynë i basketbollit, Prizreni, sot shkruan një kapitull të veçantë në historinë e sportit shqiptar.

KB Bashkimi, ekipi më i vjetër i basketbollit në Kosovë, garon në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke e çuar emrin e Prizrenit në skenën evropiane.

Ne, si Proton Cable Prizreni, jemi krenarë për këtë arritje dhe urojmë djemve të Bashkimit shumë suksese në këtë sfidë historike.

Çdo fitore e tyre është fitore për gjithë Prizrenin. Vazhdoni ta ngritni lart emrin e qytetit tonë!

Suksese!

#ONETEAM #PRIZRENI #KOSOVO #BASKETBALLTEAM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here