Kabashi: Investime historike për Kabashin dhe Korishën, me Artan Abrashin kryetar do të shumëfishohen ato

0
89

Kandidati i LVV-së për Kuvendin e Prizrenit, Arianit Kabashi, ka theksuar investimet e mëdha të realizuara në Kabash dhe Korishë, që sipas tij dikur dukeshin vetëm ëndrra, shkruan 04 Online.

Kabashi kujtoi përurimin e projektit të energjisë elektrike në Kabash në vitin 2021 dhe investimin 6.8 milionë euro për rrugën Korishe – Kabash – Shtërpcë, për siç ka thënë, shumë kishin dyshuar se do të realizohej. Ai theksoi se vetëm në këto dy fshatra janë bërë 11 herë më shumë investime sesa në 4 vitet e fundit nga qeverisja lokale.

Kabashi kërkon mbështetjen e qytetarëve për të sjellë edhe më shumë projekte për komunitetin dhe fshatrat përreth.

Postimi i plotë i Arianit Kabashit

Investime që dikur dukeshin vetëm ëndrra ✨

Kur flitej për rrymën në Kabash – këtë ëndërr të kahmotshme të baballarëve tanë – shumë nga opozita nuk besonin, duke thënë se ishin vetëm premtime elektorale. Por në vitin 2021, Albin Kurti e përuroi projektin e nisur nga Arbër Arber A. Rexhaj dhe Artan Abrashi . Atëherë, të gjithë heshtën.

E njëjta ndodhi edhe me rrugën Korishe – Kabash – Shtërpcë. As atëherë nuk besonin dhe na thonin se janë vetëm premtime elektorale. Por sot, vendimi i Qeverisë ka kaluar dhe shumë shpejt del në tenderim. Vlera e këtij investimi është 6.8 milionë euro.

👉 Vetëm në Korishë e Kabash kemi realizuar 11 herë më shumë investime sesa u bënë në 4 vitet e fundit nga kjo qeverisje lokale.

Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj, si për Artan Artan A. Abrashi për Kryetar, ashtu edhe për mua si Asambleist, në mënyrë që së bashku të sjellim edhe më shumë projekte për Korishën dhe fshatrat përreth. 🚀

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here