FC Liria ndahet me trajnerin Klodian Duro

0
76

Klubi i Futbollit FC Liria ka bërë të ditur se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale, shkruan 04 Online.

Nga klubi kanë shprehur mirënjohje për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që Duro tregoi gjatë periudhës së tij në Prizren, duke i uruar suksese në të ardhmen.

FC Liria ka njoftuar se së shpejti do të bëhen publike vendimet për trajnerin e ri dhe hapat e mëtejshëm të skuadrës.

Njoftimi i plotë i FC “Liria”

Njoftim zyrtar

Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here