Të mërkurën, ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, pasi nuk qëndruan anëtarët e këtij organi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ka dështuar sot mbajtja e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Prizrenit. Ku në rend dite ishin paraparë dy pika kryesore: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës për vitin 2026, përfshirë parashikimet për vitet 2027-2028, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban.
Kryesuesja e kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyqi, theksoi se është thirrur një mbledhje e jashtëzakonshme, por që mbledhja e KPF-së sot nuk u mbajt për shkak se pjesë e saj nuk deshën të ishin anëtarët e këtij organi nga LVV dhe LDK.
Përfaqësuesi i LVV-së, Karanfil Haxhillari, adresoi kritika ndaj kryetarit Totaj për mungesën në mbledhje, duke e cilësuar atë si një neglizhencë në trajtimin e temave të rëndësishme për qytetarët që është një nga arsyet e mosmbajtjes së mbledhjes së sotme të KPF-së, si dhe të votimit të buxhetit i cili tha ai është kryekëput me efekt elektoral.
Ndërsa anëtari i LDK-së, Florent Ukaj, theksoi se kërkesat e banorëve të fshatit Piranë, të shprehura gjatë dëgjimeve publike, nuk janë reflektuar në dokumentin e propozuar të buxhetit, shpreh Ukaj, dhe foli edhe për arsye tjera të mosmbajtjes së mbledhjes së sotme të KPF-së.
Përkundër të mosmbajtjes së mbledhjes së sotme të KPF-së, seanca e jashtëzakonshme u paralajmërua se do të mbahet nga kryesuesja Berisha- Bytyçi, por në rast të mungesës së kuorumit, kjo seancë mund të ndodh që mos zhvillojë punimet e saj./TvPz