Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitore të madhe në debutimin evropian.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, që ishte e mbushur me shikues, Bashkimi e mposhti gjigantin polak të basketbollit, Anwil Wloclawek.
Prizrenasit ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa në fund fituan me shifrat 80:75.
Anwili është prej skuadrave më të mëdha në FIBA Europe Cup. E ka fituar këtë garë në vitin 2023. Dhe deshja mes Bashkimit dhe Anëilit ishte e para e raundit kualifikues të FIBA Europe Cup. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Wloclawek të Polonisë më 1 tetor./Koha