Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, është takuar me Shoqatën Bjeshkatare “Haxhi Bedridin Isaja”, e themeluar në vitin 2004, shkruan 04 Online.
Abrashi vlerësoi punën e shoqatës që prej vitesh promovon natyrën, sportin dhe trashëgiminë e Sharrit, duke theksuar se kontributi dhe përkushtimi i tyre mbajnë gjallë frymën e komunitetit prizrenas.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
U takuam me Shoqatën Bjeshkatare “Haxhi Bedridin Isaja”, e themeluar në vitin 2004, që prej vitesh promovon natyrën, sportin dhe trashëgiminë e Sharrit. Falënderim për kontributin e tyre të çmuar dhe përkushtimin që mbajnë gjallë në komunitetin tonë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#VETEVENDOSJE