Abrashi viziton Shoqatën e Bjeshkatarëve “Sharri”

0
107

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me Shoqatën e Bjeshkatarëve “Sharri”, një organizatë me traditë të gjatë e themeluar që në vitin 1951, shkruan 04 Online.

Abrashi theksoi rëndësinë e kontributit të kësaj shoqate, e cila prej dekadash ka mbajtur gjallë dashurinë për natyrën, sportin dhe trashëgiminë malore të Sharrit.

Ai falënderoi për mikpritjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e bukurive natyrore të Sharrit, duke e cilësuar këtë pasuri si një thesar të çmuar jo vetëm për Prizrenin, por edhe për gjithë Kosovën.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Patëm kënaqësinë të takohemi me Shoqatën e Bjeshkatarëve “Sharri”, një organizatë me traditë të gjatë, e themeluar që në vitin 1951. Me dekada të tëra kontribut, kjo shoqatë ka mbajtur gjallë dashurinë për natyrën, sportin dhe trashëgiminë tonë malore. Falënderojmë për mikpritjen dhe për angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e bukurive të Sharrit, që është pasuri e çmuar e Prizrenit dhe gjithë Kosovës.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Sharri

https://www.facebook.com/reel/1088908669975951

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here