Abrashi premton përkrahje për gratë artizanale të Prizrenit

0
58

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, është takuar me gratë e qytetit që merren me punime artizanale, të cilat mbajnë gjallë zejet dhe traditat e vjetra të qytetit, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se ky profesion i çmuar ka nevojë për përkrahje më të madhe nga pushteti lokal, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Sipas Abrashit, artizanatet janë jo vetëm pjesë e identitetit të Prizrenit, por edhe një mundësi për zhvillim ekonomik e turizëm kulturor.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Gratë e qytetit që merren me punime artizanale mbajnë gjallë zejet, simbole të Prizrenit. Ky profesion i çmuar ka nevojë për përkrahje nga pushteti lokal. Dëgjuam hallet dhe sfidat e tyre për ta mbajtur gjallë këtë traditë të vyer. Do të angazhohemi për t’ua lehtësuar dhe shpêrmblyer punën.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#artizanatet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here