Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar krijimin e hapësirave të gjelbra në të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit, shkruan 04 Online.
Ai tha se këto hapësira do të shërbejnë për lojërat e fëmijëve, takimet e të rinjve dhe qetësinë e të moshuarve.
Selmanaj po ashtu paralajmëroi themelimin e një Ndërmarrjeje Publike Komunale për Menaxhimin e Parqeve, që do të kujdeset për mirëmbajtjen dhe sigurinë e tyre.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Një Prizren i shëndetshëm fillon me një mjedis të pastër dhe kujdes të vazhdueshëm për qytetarët.
Për këtë arsye, do të krijojmë hapësira të gjelbra në çdo cep të qytetit – vende ku fëmijët të luajnë të lirë, të rinjtë të mblidhen e të zhvillojnë idetë e tyre, dhe të moshuarit të gjejnë qetësi.
Për ta bërë këtë vizion të qëndrueshëm, do të themelojmë Ndërmarrjen Publike Komunale për Menaxhimin e Parqeve, e cila do të kujdeset për mirëmbajtjen, sigurinë dhe gjallërinë e këtyre hapësirave.
Prizreni i gjelbër është Prizreni i të gjithëve – një qytet që frymon shëndet dhe ofron jetë më cilësore për çdo qytetar.
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj