Sallauka: Prevalla ka mbetur në harresë, do të ngre zërin në Kuvend për të rikthyer investimet turistike

0
76

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Prizrenit, Dëbora Sallauka, ka deklaruar se Prevalla, një nga zonat më të rëndësishme turistike të vendit, është lënë pas dore dhe se nevojiten investime urgjente për zhvillimin e saj, shkruan 04 Online.

Sipas saj, Prevalla ka potencial të madh turistik dhe frekuentohet jo vetëm nga qytetarë të Kosovës, por edhe nga vende të rajonit dhe më gjerë. Sallauka tha se si asambleiste do të jetë e fokusuar në fuqizimin e përpjekjeve për kthimin e investimeve në këtë zonë të klasifikuar si Pejzash Natyror me vlera të veçanta.

Ajo përmendi disa hapa të domosdoshëm për zhvillimin e Prevallës, si zgjerimi i zonës së lejuar për ndërtim sipas standardeve ndërkombëtare dhe implementimi i planit rregullativ të hartuar nga MMPH në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, ndërtimi i një qendre për rehabilitim shëndetësor, hapësirave sportive dhe një njësie të ndihmës së parë me kapacitet 24/7, përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse si rrugët lokale, parkingjet, trotuaret, ndriçimi publik dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit e ujësjellësit.

Sallauka theksoi se përmirësimi i gjendjes aktuale kërkon hapa seriozë në aspektin administrativ dhe investime konkrete në infrastrukturë, në mënyrë që Prevalla të kthehet në një destinacion turistik të nivelit rajonal dhe ndërkombëtar.

“Si asambleiste në kuvendin e Prizrenit do të jem e fokusuar në fuqizimin e përpjekjeve për të kthyer investimet në këtë zonë shumë të rëndësishme turistike.”, ka thënë Sallauka.

Për më shumë detaje, ju ftojmë ta ndiqni videon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here