Neymar shpërthen pas ndarjes së Topit të Artë 2025: Raphinha në vendin e pestë është mashtrim!

0
69

Mbrëmë në Paris u mbajt ceremonia gala e “Topit të Artë 2025”, ku francezi Ousmane Dembélé u shpall fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll, shkruan 04 Online.

Megjithatë, renditja finale nuk kaloi pa polemika. Futbollisti brazilian Neymar Jr reagoi ashpër ndaj pozicionimit të bashkëkombësit të tij, Raphinha, i cili u rendit i pesti.

“Raphinha në vendin e 5-të është thjesht një mashtrim i tepruar,” deklaroi Neymar, duke lënë të kuptohet se sipas tij lojtari i Barcelonës meritonte më shumë vlerësim për paraqitjet e këtij viti.

Ceremonia e këtij viti u shënua nga triumfi i Dembélé-s me PSG-në, por edhe nga debatet që pasuan rreth renditjes së futbollistëve më të mirë në botë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here