Muçaj: Rikthimi i nënstacioneve të zjarrëfikësve në Zhur, Gjonaj dhe Reçan është domosdoshmëri

0
94

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Prizrenit, Edon Muçaj, ka kritikuar vendimin e qeverisjes lokale në ikje për mbylljen e disa nënstacioneve të zjarrëfikësve në komunë, shkruan 04 Online.

Sipas tij, ky veprim ka lënë dhjetëra fshatra të rrezikuara nga zjarret, duke përfshirë zonat e Gjonajt të Hasit, fshatin Zhur dhe Reçanin.

Muçaj tha se ky problem duhet të trajtohet me prioritet dhe se rreziku nga zjarret duhet parandaluar para se të shkaktohet, duke hapur sërish nënstacionet e zjarrëfikësve në këto lokacione të rëndësishme.

Postimi i plotë i Edon Muçaj

🚒🚒 Nga “vendimet kryesore” që mori qeverisja lokale në ikje ishte mbyllja e nënstacioneve të zjarrëfikësve në Gjonaj të Hasit, fshatin Zhur dhe atë të Reçanit.

🏘🏘 Me dhjetëra fshatra mbetën të rrezikuara nga zjarret e shfaqura në Komunën tonë!

🔥🔥 Rreziku duhet parandaluar para se të shkaktohet, nënstacionet e zjarrëfikësve në këto lokacione të mëdha duhet të hapen!

📢📢 Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj për fitoren e madhe! 🧡

Lëvizja VETËVENDOSJE!1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Artan Abrashi1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Edon Muçaj1️⃣3️⃣✅️

#reçan#Zhuri#Gjonaj#Prizreni365

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here