Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Qemal Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e rehabilitimit të lumit Toplluha, i cili sipas tij shpesh del nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha bujqësore, shkruan 04 Online.
Ai tha se lumi është ngushtuar në disa segmente dhe se pastrimi e zgjerimi i tij është i domosdoshëm për të shmangur dëmet që po pësojnë qindra hektarë tokë të mbjellur.
Sipas Krasniqit, ky projekt duhet të jetë prioritet për institucionet komunale, duke qenë se prek drejtpërdrejt jetesën e shumë familjeve në Prizren.
“Lumi Toplluha, i cili në shumë vende është ngushtuar, del shpesh nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë të mbjellur. Pastrimi dhe zgjerimi i tij është domosdoshmëri për të shmangur dëmet bujqësore.”, ka thënë Krasniqi.