Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka vizituar klubin e basketbollit “Junior 06”, ku u takua me sportistët e rinj dhe drejtuesit e klubit, shkruan 04 Online.
Gjatë takimit, Krasniqi theksoi se sporti do të ketë mbështetje të veçantë në programin e tij, duke u bazuar në meritokraci.
Postimi i plotë i Besnik Krasniqit
JUNIOR 06 me trajnerin Ramush Rushiti – ikona e sportit prizrenas!
Tashmë në Superligën e Femrave
Mbështetja jonë për sportin do të jetë mbi baza meritokracie – çdo kampion e kampione do të stimulohet dhe vlerësohet!
#Prizren#Besnikohu#Sporti #174