Korisha dërgon mesazh të fuqishëm: Totaj është zgjedhja për të ardhmen e Prizrenit

0
104

Në tubimin e sontëm madhështor në Korishë, banorët u mblodhën në numër të madh për ta shprehur mbështetjen e tyre ndaj Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj. Atmosfera entuziaste u vlerësua si tregues i besimit të qytetarëve në punët e kryera deri më tani dhe vizionin për të ardhmen.

Kryetari Totaj, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha: “Punët e mira që kemi bërë deri më sot në Korishë dhe në gjithë Komunën e Prizrenit janë bazë e fortë për të vazhduar edhe më fuqishëm. Pas 12 tetorit, unë dhe ekipi im do të punojmë 24 orë në ditë për të sjellë zhvillim të ri dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve, siç kemi bërë deri tani”.

Ai shtoi se besimi i qytetarëve është forca kryesore e angazhimit të tij: “Faleminderit Korisha për pjesëmarrjen masive dhe për përkrahjen tuaj. Ky besim është obligim që të punojmë edhe më shumë për ju dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Mbështetja e banorëve të Korishës shihet si sinjal i qartë për vazhdimin e projekteve të mëdha zhvillimore në Prizren.

PrizreninNëPunë #PDK191 👉 Bashkohu në www.shaqirtotaj.com1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here