Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Fejzë Kabashi, ka reaguar ndaj mosrealizimit të kërkesave të parashtruara nga banorët e fshatit të tij përgjatë katër viteve të fundit, shkruan 04 Online.
Ai tha se, edhe pse çdo vit janë dorëzuar me kohë kërkesa zyrtare për planifikim buxhetor, asnjë prej tyre nuk është miratuar nga Komuna, përveç rrethimit të varrezave të Martirëve.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Kabashi i #HASIT
Kërkesat e parashtruara para Komunës në katër vitet e fundit
Si përfaqësues i fshatit tim, përgjatë katër viteve të kësaj qeverisjeje lokale, në konsultim me bashkëfshatarët kam paraqitur kërkesa për nevojat e vendbanimit tonë, gjatë secilit vit kalendarik dhe gjithmonë në kohën e kërkuar nga vetë Komuna për planifikimin e buxhetit vjetor.
Fatkeqësisht #asnjë kërkesë nuk është aprovuar e realizuar deri më tani për vendbabimin tonë (përjashtim rrethimin e varrezave të Martirëve-ashtu si është kryer).
Kërkesat:
1. Kërkesë për planifikim buxhetor për vitin 2022 për nevojat e fshatit tonë, protokoluar : 05-400-126118, 18.08.2021
2. Kërkesë për planifikim buxhetor për vitin 2023, protokoluar: 05-352-55496, 15.04.2022
3. Kërkes për planifikim buxhetor për vitin 2024, protokoluar: 05-352-95357, 12.07.2023
4. Kërkesa e #riprotokoluar, me kërkes të tyre për 2024, protokol: 05-343-25435, 21.02.2024
5. Dhe një sërë kërkesash tjera, që paraqiteshin gjatë vitit si psh: Dëmtimi i rrugës kryesore, protokoluar: 05-343-173948, 15.12.2023
Andaj, të dashun vendas, ashtu siç i kam publikuar në kohë secilën kërkesë, po i ngarkoj ato të gjitha me foto në linkun e më poshtëm
Ju mbetet juve bashkëvendas të vendosni se kë duhet mbështetur me votë më 12 tetor.
Ndërkohë unë si biri juaj ua kërkoj votën për #LDK113 Driton Selmanaj Kryetar
dhe për vete gjithashtu #LDK113 dhe 20
në listën e Kuvendarëve
Me shumë respekt,
Dr. Fejzë Kabashi